Kordinatore/Asistente operacionale

Tashme prej 10 vitesh Qendra Performance eshte nje nga dritaret kryesore te transmetimit te dijeve, zhvillimit artistik dhe social dhe edukimit te te rinjve ne qytetin e Tiranes permes ofertes se gjere te kurseve ne fusha te ndryshme te artit, dhe organizimit te eventeve te ndryshme artistike per te rinj ne tre pikat e saj prane Pazarit te Ri, 21 Dhjetorit dhe Qendres Kristal.

Qendra jone kerkon te punesoje nje Kordinatore Organizative e cila ka si fokus kryesor kordinimin dhe organizimin e puneve te perditeshme, mbarevatjen e pergjithshme te kesaj Qendre, dhe zhvillimin e saj.

Disa nga funksionet kryesore qe ky pozicion parashikohet te mbuloje jane :

• Mardhenie me publikun/klientet
• Kordininim i orareve midis klienteve dhe mesuesve
• Hedhje te dhenash ne Excel dhe raportim
Kriteret qe kandidati/ja duhet te plotesoje per te aplikuar jane:

• Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi (preferohet me te pakten 1 vit eksperience ne mardhenie direkte me klientet)
• Te kete kryer studimet universitare apo te jete ne perfundim
• Te kete aftesi organizative
• Te kete njohuri ne perdorimin e Excel dhe Word
• Te kete aftesi krijuese dhe iniciative te larte
• Te kete baza te gjuhes angleze


Te interesuarit jane te lutur te dergojne nje CV sa me te detajuar ne adresen e emailit qendra.performance@gmail.com