KUSH JEMI

Qendra Performance eshte nje qender kulturore dhe arsimore me nje eksperience 10 vjecare ne tregun shqiptar qe ofron kurse artistike te klasifikuara ne gjashte disiplina: Kenge, Instrumente muzikore, Balet dhe Kercim modern, Arte Figurative, Teater, After school dhe Gjuhe te huaja.

Kjo qender ofron sot tre ambjente, i pari prane sheshit Rekreativ ne Pazarin e Ri, i dyti prane qendres Kristal ne rrugen “Frank Bardhi”, ndersa i treti prane Kryqezimit 21 Dhjetori. Qendra Performance qendron e hapur prej ores 10:00 deri ne oren 20:00 nga e Hena ne te Premte, dhe prej ores 09:00 deri ne oren 15:00 diten e Shtune.

Ne dijenine tone Qendra Performance eshte e para qender shqiptare e organizuar qe ofron mesim te specializuar ne disiplina te ndryshme te artit, njekohesisht per profesioniste dhe amator te apasionuar te artit. Ky mesim me pare ishte ekskluzivitet i shkollave te artit, dhe ishte i aksesueshem vetem nga profesionistet apo klientet sporadik te cilet merrnin mesime private ne ambjente informale, shpesh te pakontrolluara. Masivizimi i artit si edhe ofrimi i perfitimeve te tjera qe vijne bashke me te (socializimi, zhdervjelltesimi dhe te performuarit ne publik) ka qene ne qender te fokusit tone qe prej dites se pare.

MISIONI

Qendra Performance është e përkushtuar ne ofrimin e kurseve artistike dhe profesionale ne art, permes një ambienti miqësor dhe të këndshëm. Qendra Performance përpiqet të krijojë një marrëdhënie më personale dhe më afatgjatë me klientin sesa mund të arrihet nga një kurs tipik i përgjithshëm. Ne ofrojm kurse te personalizuara per cdo klient: - Nje student i ri, serioz dhe me potencial, mund te kete nevoje per ndihme te specializuar ne arritjen e objektivit te tij, ate te pranimit ne nje akademi kombetare apo nderkombetare arti. - Nje femije 4 vjec, mund te jete klienti yne pasi familja e tij shikon se ai ka nevoje te shpenzoje disa ore energji. - Nje femije i moshes 12 vjec ka nevoje te socializohet per te tejkaluar ndrojtjen e tij, por edhe per te testuar talentet e tij te fshehura. - Nje i rritur mund te gjeje pak momente larg stresit dhe te cliroje energjite negative te dites, - Nje i moshuar mund te kerkoje nje menyre argetuese per te mbushur diten e tij.

Kjo Qender ka arritur rezultate impresionuese te perseritura ne socializimin e femijeve te ndrojtur dhe autik, duke i shnderruar ne performues arti apo edhe foles ne publik. Inkurajimi, keshillimi, nxitja e te shprehurit dhe clirimi i stresit e emocioneve negative jane produktet e verteta te Qendres sone!

1200

Studente

1200

Studente

240

Kurse

240

Kurse

55

Vite

55

Vite

Testimonials